Foto/ Kryemadhi viziton Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit

Premte, 21 September 2018 16:44

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e shoqëruar dhe nga deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka vizituar sot Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në Shqipëri, ku është takuar me kryegjyshin e bektashinjve Baba Mondin.

Ishte vetë Kryemadhi ajo e cila ka bërë të ditur takimin mes saj dhe kryegjyshit të bektashinjve përmes një postimi në ‘facebook’.

Ja çfarë shkruan Kryemadhi:

Me kënaqësi vizitova si përvit në këtë ditë të shënuar, ndër më të rëndësishmet për besimtarët bektashinj, selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit në Tiranë, për të ndarë urimin me besimtarët e me kryegjyshin e bektashinjve, Baba Mondin.

Ndava urimin, sipas traditës së bektashinjve e mora nga ta mësimin që sakrifica, por edhe toleranca e shpirtpastërtia janë ndër vlerat e paçmueshme njerëzore.

Mirësi, paqe e begati për të gjithë!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...