Loti i krokodilit të Arta Markut, shpëtimi i Shullazit dhe përgatitja e lirisë për Tahirin

Premte, 21 September 2018 17:33

Prej dy ditësh situata në Prokurorinë e Krimeve të Rënda po i përngjan një anarkie dhe terreni ku shkelja e ligjit nuk shqetëson askënd. Prokurorë që bëhen bashkë për ti thënë “JO” shkeljes së ligjit nga Arta Marku.

Edhe pse ka heshtur ndaj akuzave se po favorizon shkeljen e procedurave për disa dosje të rëndësishme penale, si ajo e  Shullazit apo ajo e Tahirit, Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme reagoi vetëm kur 10 prokurorët shpërndanë për ambasadat e huaja një letër të përbashkët për kaosin që ajo e ka futur prokurorinë.

Në një letër të gjatë ku i drejtohet shqiptarëve, Arta Marku lëshon lotë krokodili për të justifikuar situatën.

Ajo thotë se po zbaton ligjin, por shqiptarët e dinë mirë se me shkeljen e procedurave, Emiljano Shullazit i lind e drejta për të kërkuar lirinë. Dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt. Kushtet e lirimit të tij dhe bashkëpunëtoreve janë krijuar tashmë.

Arta Marku , qan me lot krokodili mbi letrën e drejtuar shqiptarëve, por nuk u tregon të vërtetën se me futjen ën kaos të organit të akuzës po përgatitet terreni për lirimin nga akuzat e Saimr Tahirit.

Grupi i Prokurorëve të “hekurt” që vunë pas hekurave Saimir Tahirin janë degdisur sot nëpër prokuritë e rretheve. Me justifikimin se nuk pranoi të merrte pjesë ën shortin për Shullazin, arta Marku goditi edhe prokurorin Besim Hajdarmataj. Ai u degdis në Pogradec, për të lehtësuar kështu ish-ministrin Tahiri.

Kujtojmë se me ardhjen e Arta Markut në krye të prokurorisë, Saimir i shpëtoi burgut, dhe pasaportat e bllokuara iu rikthyen. 55news.al

Modifikuar më Premte, 21 September 2018 17:38
Login to post comments