Në qytetin e Pogradecit zhvillohet për herë të tretë Shkolla verore “Historia Ime”
Në kuadër të trainimit të “Street Art” dhe “Aktivizëm”, trajnuesi dhe artisti Ergin Zaloshnja (Diversanti) sëbashku me të rinjtë pjesmarrës, ralizuan një “poster-art” me imazhin e poetit të njohur Pogradecar Lazgush Poradeci. Posteri në fjalë u vendos në tre vende strategjike dhe të frekuentuara nga qytetarët.
Domethënja e posterit është një metaforë e gjendjes së rënduar të medias dhe lirisë së fjalës të uzurpuar totalisht nga media personale e kryeministrit Rama.
Imazhi na paraqet një Lazgush në rini të tij, me gojën e mbyllur nga logoja e televizionit “ERTV”.
Në bordin e fundit të posterit shkruhet me gërma kapitale “VARGU I LIRE”.
Pak histori:
Sic dihet poeti dhe shkrimtari I njohur Lazgush Poradeci, solli risinë e vargut të lirë në letërsinë Shqiptare.
Rastësia e solli që vepra në fjalë të vendosej në qytetin e lindjes së shkrimtarit, ditën kur kompania “Air Albania” me avionin e quajtur “Lazgush”, kryhen fluturimin e pare, duke pasur pasagjer një pjesë të konsiderueshme te VIP-ave, mediave dhe enturazhin që rrethon kryeministrin Rama.
Ky është posteri I pare, I një serie posterash me portretet e çdo poeti apo shkrimtari që do të ketë emrin në avionat e “Air Albania.