Socialistët e Gjirokastrës, sherr me njëri-tjetrin

Premte, 21 September 2018 19:26

Socialistët e Gjirokastrës grinden mes tyre për kuotat e partisë . Gruaja e drejtorit të Autoritetit Rajonal të Rrugëve Gjirokastër, ka denoncuar në Policinë e Gjirokastrës, taksidarin e PS i cili mblidhte kuotat e prapambetura të partisë.

Ngjarja ka ndodhur dje kur Aurel Meci i ngarkuar për të mbledhur kuotat e partisë, u padit nga I.SH. gruaja e Andi Shkurtës i cili është drejtor i Autoritetit Rajonal të Rrugëve.

Debate mes gruas së drejtorit dhe taksidarit socialist, ka ndodhur pasi ky i fundit i kërkonte kuotat e prapambetura të PS që kanë për detyrim ti japin militantët e PS të punësuar në administratën shtetërore në Gjirokastër.

Konflikti ka degjeneruar me sharje dhe ofendime aq sa u denoncua në Policinë e Gjirokastrës. Kuotat e PS në Gjirokastër kanë filluar të shndërrohen në moll sherri edhe mes vetë të besuarve të PS ku hyn edhe drejtori i ARSH Andi Shkurta dhe gruaja e tij, të cilët dalin kundër vendimit të partisë për mbledhjen e taksave mujore që nuk janë të detyrueshme por fakultative.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...