Kryemadhi: Xhika u godit politikisht, PS-së i doli LSI e Elbasanit jashtë parashikimeve

Saturday, 22 September 2018 20:33

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, lajmëroi strukturën e saj në Elbasan se opozita nuk ka më marrëdhënie me parlamentin pasi ky institucion është braktisur nga qeveria.

Kryemadhi: Tashmë marrëdhënia e opozitës me Parlamentin e Edi Ramës nuk ka më asnjë lloj kuptimi. Nuk është opozita ajo që e bojkoton Parlamentin, por është maxhoranca ajo që ka bojkotuar Parlamentin. E ka bojkotuar Parlamentin për sa i përket të gjithë angazhimit të saj në marrëdhënie me qytetarët.

Duke folur për rritjen e simpatizantëve të LSI, Kryemadhi tha se goditja e kësaj partie nga qeveria Rama është e lartë dhe shembull për këtë është ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika, për të cilin kryetarja e LSI-së është e bindur se u godit politikisht.

Kryemadhi: Arrestimi i Dashamir Xhikës është një goditje që bëhet për LSI-në e Elbasanit, duke pasur parasysh që struktura e LSI-së së Elbasanit është një strukturë që i doli jashtë parashikimeve Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2017.

Kryemadhi tha se LSI do të bashkëpunojë në Elbasan me PD dhe PDIU që iu bashkë së fundmi opozitës për të zhvilluar një axhendë të përbashkët aksioni opozitar.

Login to post comments