Basha: Shqipëria, sot e mbërthyer nga një krizë ekonomike, politike dhe morale

Hënë, 24 September 2018 19:53

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas nismës që opozita mori për platformën antimafia. Basha thekson se nëpërmjet kësaj platforme do të evidentohen dhe sekuestrohen pasuritë e personave të përfshirë në afera korruptive si PPP, tendera, koncesione dhe leje.

“Shqipëria ndodhet sot e mbërthyer nga një krizë ekonomike, politike dhe morale.

Për të dalë nga kjo gjendje e padurueshme, paraqitëm sot platformën antimafia për çlirimin e ekonomisë, nëpërmjet së cilës do evidentohen dhe sekuestrohen pasuritë e personave të përfshirë në afera korruptive si PPP, tendera, koncesione, leje etj.

Bashkë me vetingun në politikë, çlirimi i ekonomisë përmes platformës antikorrupsion dhe antioligarki, do t’i japë vendit dhe sipërmarrjes frymëmarrjen e munguar, dhe shqiptarëve mundësi për punësim dinjitoz dhe jetë më të mirë”, shkruan Basha në një postim në Facebook.

Modifikuar më Hënë, 24 September 2018 21:08
Login to post comments