Kreu i Partisë Demokratike po zhvillon një intervistë në emisionin “OPEN” në Top Chanell ku po shpalos ligjin Anti-Mafia që sipas tij do të ndalojë shpërdorimin e fondeve të shtetit. Ky ligj sipas tij do të bëjë që lekët e shqiptarëve të shkojnë për problemet e tyre dhe jo për njerëzit e afërt të pushtetit.
Pjesë nga fjala e Kreut të PD:
Po prodhohen para vetëm për një grup njerëzish. Kjo ndodh sepse kemi kompani që krijohen dhe pas 48 orësh marrin tenderë miliona euro. Kemi kompaninë e Klodian Zotos. Kjo kompani 48 orë pasi u krijua, pa asnjë punonjës, merr 170 milionë euro.
A mund të pranojmë ne që paratë e shqiptarëve të zhvaten, të shpërdorohen. A mund të durojmë ne që nga njëra anë mos të kemi para për librat, të mos kemi para për ndihmën ekonomike, a mund të pranojmë që pensioni të rritet me përqindje qesharake dhe në njërën anë kemi një kompani që merr llokmën 170 milionë euro.
Ligji Anti- Mafia ka pikërisht këtë mekanizëm, që në këtë situatë dramatike të marrim një masë dramatike.