Basha: Rama ndezi të gjithë motorët e shpifjes për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e pista

Tuesday, 25 September 2018 16:29

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur akuzave të bëra sot në drejtim të tij nga mazhoranca.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se Rama, tashmë po përdor të gjithë shërbëtorët dhe mercenarët e tij për të shpifur dhe baltosur ndaj opozitës.

Basha vazhdon duke shkruan se sot ai është pranë njerëzve të thjeshtë ndërsa Rama në krah të kriminelëve.

Postimi i plotë:

Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorrët. Shpifje e përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe paratë nga të gjithë shërbëtorët e mercenarët e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!

Login to post comments