Sorros, pagatori i padrejtësisë si epidemi botërore

E mërkurë, 26 September 2018 10:01

Nga PETRIT VASILI

Sorros, tani së fundi në OKB, na qenka zotuar se do të mbështesë sië proklamon vetë, nismën "Justice 2030, Time for action", që do të sigurojë gjoja "Aksesin për drejtësinë për të gjithë njerëzit". Se çfarë është drejtësia sipas Sorros, modelin më të freskët dhe dështimin më tragjik e kemi në Shqipëri.

Financoi Sorros një paçavure reformë në drejtësi, financoi edhe çirakët e vet, që gatuan një reformë që garanton padrejtësinë më të madhe të parë ndonjëherë; garantoi kapjen e drejtësisë nga qeveria dhe pandëshkueshmërinë e qeverisë, ndërsa për qytetarin e thjeshtë garantoi dhunën e drejtësisë mbi të, shantazhin e vazhdueshëm dhe aksesin zero.

"Garantoi" reforna e Sorros në Shqipëri edhe dekapitimin (prerjen e kokës së sistemit të drejtësisë), pasi s'kemi as Gjykatë Kushtetuese, as Gjykatë të Lartë, s'kemi as KLGJ, s'kemi as KLP, s'kemi as Inspektor të Lartë të drejtësisë, por kemi edhe kryeprokuror të zgjedhur me 69 vota paçavure në duart e Kryeministrit.

Këtë model padrejtësie, që garanton ekzistencën e perversitetit të qeverisë antipopull, Sorros kërkon ta shpërndajë kudo në glob. Drejtësia sipas Sorros ka vetëm një qëllim, që ta kthejë padrejtësinë në epidemi botërore por për t'u zgjatur jetën qeverive antipopull, servile dhe shërbëtore të Sorros dhe interesave të tij financiare, interesa të cilat janë zero filantropike e zero idealiste.

Popuj, jini vigjilentë, Shqipëria është shembulli më i hidhur i padrejtësisë sorrosiane të shitur për drejtësi.

Login to post comments