Nënkomisari : Taulant Balla, i lidhur me një grup kriminal, i dha 3 mln euro për fushatë

E mërkurë, 26 September 2018 16:45

Nënkomisari Emiljano Nuhu, të mërkurën, zbuloi se deputeti i PS-së Taulant Balla është i lidhur drejtpërdrejt me një nga grupet kriminale që vepron në qytetin e Elbasanit.

Nënkomisari tregoi se ky grup kriminal, i kërkoi Ballës shkarkimin e disa shefave të policisë.

Një kërkesë që u zbatua pak kohë më vonë nga vetë deputeti i PS-së, Taulant Balla.

Sipas tij, grupi i kërkoi Ballës arsyen se pse kishin ardhur këta shefa në qytetin e Elbasanit, duke kërkuar edhe shkarkimin e tyre.

“Ky grup kriminal i ka thënë Taulant Ballës se të kemi dhënë 3 milion euro për fushatën zgjedhore të 2017-ës dhe duhet t’na i kthesh”, tha Nuhu.

Login to post comments