Foto/ “Narkodrejtori i Lal Plehut pasurohet duke vjedhur ujin qytetarëve!”

E mërkurë, 26 September 2018 16:58

Së fundmi Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim në të cilin thuhet se drejtori i shitjeve në UKT është duke u pasuruar duke manipuluar në shitjen e kafes.

Drejtori i shitjeve në UKT është njëkohësisht edhe pronari i ‘Hausbrand caffe’ të cilën është duke e zhvilluar jashtëzakonisht shumë si biznes duke manipuluar me matësit e ujit.

Ai i bën ofertë pronarëve të kafeneve se nëse do marrin ekspresin e tij atëherë ai do të vendos një matës uji që nuk tregon vlerën reale duke vjedhur në këtë mënyrë qytetarët e tjerë.

Këtë denoncim ish-kryeministri e ka bërë publik në faqen e tij në ‘facebook’.

Postimi i plotë:

Narkodrejtori i Lal Plehut pasurohet duke vjedhur uijn e qytetareve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor, Si drejtori shitjeve ne ukt po pasurohet me kafen.

Te jeshe drejtor sot nuk pasurohesh vetem duke vjellur para nga taksapaguesit e tiranes. Ka menyra te tjera edhe me te sofistikuara.

Drejtori i shitjeve ne ukt eshte pronar i hausbrand caffe.ky brend po shikon rritje te paimagjinueshme keto 3 vite ne Tirane.Arsyeja eshte e thjeshte,pronarit te lokalit i ofrohet si bonus nqs mer kafen reduktim te pageses se ujit te pishem ne lokal.

Si ndodh kjo!?

Sebashku me ekspresin vjen edhe ujematesi i ri,i regulluar qe m3 te ujit te mos pasqyrohen realisht.

Agjentet e biznesit privat te drejtorit te shitjeve ne ukt nuk jan vetem njerzit qe ai ka te punsuar ne kompanin privata por edhe shefat e shitjes ne njesit ukt,specialist te larte ne drejtorin e pergjithshme ukt madje edhe drejtore te njesive.kto te gjithe i bejn "qoken" drejtorit te madh duke i siguruar klient per shitjen e kafes.

Nje bar kafe mesatarisht shpenzon 200 m3 uje,e perkthyer ne vlere lekesh jane 40000 leke te reja.Duke par shtrirjen e kesaj kafeje ne tirane sot demi ekonomik ndaj ukt eshte jashtzakonisht i madh.

Prej kohesh kryeministrri llomotit per reforme ne uje e burg per ato qe e vjellin.

Nje nga hajdutet e ka aty,madje eshte personi qe duhet te rrise arketimet.Fatkeqsisht ndodh e kunderta.

Nje bar kafe qe ka aktivit 24 ore ne dite faturohet sa konsumi i nje pensionisti ne muaj!

Elvin Tivari duhet te tregoj edhe lokalet qe ka me qera ne paguajn uje apo jo!!??Ne Tirane ndodhen disa bar kafe ku drejtori bashkise i ka me qera,dhe faturat mujore te ujit shkojn jo me shume se 1000 leke ne muaj!!

Gourmet & Co shoqeria ne bashkpronesi e Elvin Tivarit sot eshte "konkurenti ne menyre jo konkurente" e te gjithe firmave qe tregtojn kafe.

Te pasurohesh ne menyre abuzive me pasurit naturore te vendit me siguri eshte veper penale.

Drejtori i shitjeve ne ukt,Elvin Tivari perpara 1 viti ishte edhe tek 100 personat e listes se zeze te shpallur nga kryeministri.

Login to post comments