Tabaku-Bushatit: Platforma e PD sulmon tenderat dhe koncesionet abuzive të qeverisë

E mërkurë, 26 September 2018 17:58

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ftuar në studion e televizionit Fax News, i ka kthyer përgjigje akuzave të deputetit socialist Ervin Bushati, lidhur me akuzat për platformën e PD-së antikorrupsion.

Sipas saj, nuk është e vërtet që godet biznesit, por nga platforma biznesi vetëm përfiton, pasi rrit konkurrencën e ndershme.

“Biznesi i ndershëm vetëm përfiton, sepse rritet konkurenca. Bizneset sot për sot nuk mund të marrin pjesë në tenderat publikë, sepse ato janë në dorën e disa biznesmenëve afër qeverisë.

Dy elementë bazë, së pari ngritjen e një drejtoria antikorrupsion, së bashku me SPAK-un. Deri më sot nuk është bërë nga qeveria qëllimisht. Këto instrumente do të ndihmojnë në konkurrencën e ndershme” – tha ndër të tjera Tabaku.

Ndërsa u ndal tek sulmi i qeverisë që po i bëhet platformës së Partisë Demokratike, ajo tha se ky sulm është një shfaqje e shëmtuar, pasi sipas saj, Shqipëria ka nevojë për një zgjidhje të menjëhershme. Ajo tha se kjo platformë do të ketë në fokus të gjithë tenderat dhe koncesionet abuzive, dhe jo ato të ndershmet.

“Platforma e Partisë Demokrartike, nuk është për të sulmuar bizneset e ndershme dhe koncesionet e ndershme, por për të sulmuar tenderat dhe koncesionet abuzive dhe hapjes së rrugës ndaj investimeve të huaja. Po të hapet konkurrenca e lirë në treg, kjo situatë nuk do të ekzistojë. Ne për këtë po punojmë”, – tha Tabaku.

Login to post comments