Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim në New York me Mike Bloomberg, teksa mori pjesë në Forumin Global të Biznesit Bloomberg 2018.
“I privilegjuar të takohem me Mike Bloomberg dhe të marr pjesë në Forumin Global të Biznesit Bloomberg 2018. Biseda shumë interesante për partneritetin midis biznesit dhe qeverive, në dobi të zhvillimit e begatisë së vendeve”, shkruan Meta në një postim në Facebook.