Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA ku po merr pjesë në sesionin vjetor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në pritjen e zhvilluar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
“I kënaqur që mora pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump. Partneritet i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA”, shkruan Presidenti Meta në Facebook.