Pas denoncimit të nënkomisarit të policisë Emiljano Nuhu se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, i akuzuar për përdhunimin e Xhensila Malokut, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp.
Lideri i PD-së e cilësoi atë një dëshmi tronditëse atë të oficerit Nuhu. Po ashtu ai ftoi qytetarët që të dëgjonin dëshminë e oficerit, i cili nga azili politik tregon se si tentoi që të mbronte një vajzë të pafajshme duke u kërcënuar nga njerëz të pushtetit.
Nuhu ka dëshmuar edhe për lidhjet me grupet kriminale të Taulant Ballës.
Ndiqni dëshminë e plotë: