Berisha: Ka ardhur përgjigja e audio-përgjimit, zëri është i Geronit

E mërkurë, 26 September 2018 20:37

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik sot faktin se Anglia ka sjellë në Shqipëri përgjigjen e audio-përgjimit të Agron-Geron Xhafës.

Duke folur në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net , ish-kryeministri Berisha është shprehur se zëri në audio-përgjim është i Geron Xhafës.

‘Ka 3 javë që janë me bark e diarre dhe nuk dinë ku janë.

Ka ardhur ekspertiza e zërit.

Vetë ky ministër largoi të vëllain për të mos u dënuar.

Përgjigja e audio-përgjimit, nuk më intereson.

Zëri është i Geron Xhafës. Albert Veliu kreu një detyrë në mënyrë të përsosur.

Pavarësisht për llogari të kujt, ai bëri Edmond Dantesin’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.

Modifikuar më E mërkurë, 26 September 2018 20:40
Login to post comments