Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ngjarje-skandalin të kërcënimit me pistoletë të oficerit të policisë nga deputetët Rrexhep Rrahja dhe Taulant Ballës. Në një intervistë me gazetarin Çim Peka, Berisha publikoi edhe shtrembërimin që policia i bën ngjarjes duke ballafaquar dy deklaratat zyrtare një të korrikut 2018 dhe tjetra e sotme. Berisha tha se në deklaratën e sotme u hoq emri i oficerit të policisë që ishte prezent në marrjen e dëshmisë së përdhunimit të të resë.
Berisha: Kjo dëshmi e oficerit të përgjegjshëm të policisë së Shtetit i kalon edhe filmat më fantazistë të mafies apo narkoshtetit. Për mua nuk ka asgjë të panjohur aty. Por të rrëfyer nga dëshmitari, dëshmion qartë se problemi nuk është Rrahmani (deputeti) këtu problemi është te Edi Rama, te Ardi Veliu, Fatmir Xhafaj, të Taulant Balla. Tek drejtuesit e shtetit,.
Gazetari: Balla e ka mohuar kategorish...
Berisha: Sot Ardi Veliu lëshoi një komunikatë në të cilën damkos veten e tij. Në komunikatën që lëshoi në fund të korrikut për të damkosur statusin tim tha se dëshmitë e saj u morën nga oficerët e policisë në Krujë. Sot faqezi Xhafaj deklaroi se nuk ka qenë në komisariatin e policisë nën komisari Emiliano Nohu, por ka qenë Gentian Xhitozi. Pra sot paska qenë vetëm një oficer, ndërsa në deklaratën e korrikut thuhet se kanë qenë oficerët.