TOPCH shpall Veliajn si mashtruesin më të madh ndër politikanët

E mërkurë, 26 September 2018 21:47

Mes politikanëve që gënjejnë, që nuk mbajnë premtimet dhe që bëjnë deklarata të pavërteta, është dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Madje Veliaj rreket të besojë realisht atë që thotë, qoftë kjo edhe gënjeshtër. Bëhet fjalë për çmimin e ujit të pijshëm në disa zona apo ndërtimin e disa kullave tek Diga e Liqenit.

“Nëse një nga gjërat që do të them tani, nuk është e pavërteta, unë jap dorëheqjen që tani. Çmimi i ujit në Kamëz, Bathore, Babrru,Paskuqan, pra në zonat më të varfra të qendrës së Shqipërisë Qendrore, është 67 lekë plus 20 lekë kanalizime afrofe”, – Deklaroi Kryetari i Bashkisë Tiranë. Në faqen zyrtare të Bashkisë Kamëz, çmimi i ujit është 65 lekë pa afrofe, dhe jo 67 lekë, siç pretendon Erion Veliaj.

“Nuk po e krahasoj fare me Durrësin që është mbi 100 lekë apo me Korçën dhe Pogradecin që është me mbi 120 lekë për m3”. – Edhe kjo deklaratë e bërë nga Erion Veliaj hidhet poshtë sepse rezultatet janë si më poshtë:

Durrës – 70 lekë\m3 dhe jo 100 lekë/m3
Pogradec – 84 lekë/m3 dhe jo 119 lekë/m3
Korçë – 72 lekë/m3 dhe jo 120 lekë/m3
Shifrat janë publike në faqen zyrtare të Entit Rregullator të Furnizimit me Ujë.

Sipas tij, nuk do kishte ndërtime tek Diga e Liqenit. “Ndërtime tek Diga nuk do ketë”, – Ndërkohë kompania Gener 2, aktualisht po vijon ndërtimin e disa kullave 17 katëshe tek Diga e Liqenit. Nuk është marr asnjë veprim për anulimin e ndërtimeve.

“Po pe dikë që flet jashtë momentit konceptual dhe nuk koncepton asgjë, ky flet sallatë fjalësh, Erioni flet si pastor”,- thotë avokati Spartak Ngjela.

Modifikuar më E mërkurë, 26 September 2018 21:50
Login to post comments