Berisha: SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim për Kosovën

E mërkurë, 26 September 2018 22:04

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se SHBA nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kosovën, në lidhje me debatin për ndryshimin e kufijve.

Duke folur në studion e emisionit ‘FAKT’, përballë gazetarit Çim Peka, ish-kryeministri është shprehur se ‘SHBA e ka bërë të qartë që ne do shohim marrëveshjen dhe vetëm pas asaj do bëjmë vlerësimin’.

‘Unë nuk di të ketë ndryshuar qëndrimi amerikan.

Por nëse një akt në mënyrë mashtruese paraqitet si një marrëveshje vullneti, gjersa zbulohet mashtrimi...por është e pandershme të përpiqesh ta marrësh të mirëfilltë mbështetjen për diçka që nuk e ke.

Dhe SHBA e ka bërë të qartë që ne do shohim marrëveshjen dhe vetëm pas asaj do bëjmë vlerësimin.

Kosova u dëmtua këto kohë në mënyrë të pamerituar.

Këtu unë i bëj thirrje komunitetin ndërkombëtar të ndëshkojë Beogradin. Pavarësisht se paraqet argatët e saj.

Unë shoh se institucionet e Kosovës kanë qëndrime të drejta, kundërshtuese të kësaj pabesie, të kësaj aventure, të cilën dy njerëz i thonë një kombi se do na ikë rasti një herë në 30 vjet.

Mund ti besohet Edi Ramës që stolisi gjoksin Bregoviçit, që thotë që e zbuta Vuçiçin.

Vuçiç është nacionalist i vërtetë serb. Argatët fanepsen nga nacionalizmi tim dhe godasin nacionalizmin tim.

Nacionalizmi im është ai i rilindësve shqiptar. Unë kam vetëm këtë lloj nacionalizmi’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha

Login to post comments