Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergim Monika Kryemadhi e ftuar mbrëmjen e sotmë në ‘Natë me Xhaxhiun” u ndal tek çështja e ditës ajo e këcënimit të nënkomisarit Emiljano Nuhu në zyrën e tij, nga djali i deputetit Rrahman Rrahja, në prani të kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla dhe kryetarit të të bashkisë Artur Bushi.
Ngjarja pati shumë reagime dhe kundëreagime nga opozita dhe maxhoranca. Ndërkohë që Kryemadhi u shpreh se nuk më çudit deklarata e Ballës, por më çudit deklarata e policisë së shtetit, që ishte si një deklaratë politike.
“Shqipëria ka problematika të mëdha. Ka nevojë për njerëzit që të flasim me emra dhe në mënyrë të drejtëprdrejtë. Populli shqiptar ka nevojë që të thuhen gjërat troç.
Mua nuk më çudit deklarata e zotit Balla. Ai është një nga aktorët, do të duhet kohë për ta verifikuar. Deklarata e policisë më çudit. Pasi nuk mund të bëjë policia një deklaratë politike. Pa vertetuar një gjë të tillë nuk mund të reagojë menjëherë. Pa gjë nuk është kjo ngjarje. Me duket si një lloj presioni nëse Balla do të kishte qenë atje. Ajo çka është më e rëndë është ajo që do të ndodhë më pas.
Pavarsisht se çfarë mund të themi se ka një sërë reagimesh. Përvçse ja vë fajin politikës ja vë fajin dhe shoqërisë civile.”