Kreu i Shtetit shqiptar, Ilir Meta ka takuar ditën e sotme kryeministrin e Malit të Zi.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Meta bën me dije se gjatë takimit Dusko Markovic biseduan mundësitë për të bërë më konkrete marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Një takim i përzemërt dhe miqësor, si përherë, me Kryeministrin e Malit të Zi, Duško Marković. Biseduam për mundësitë dhe hapësirat për t’i bërë edhe më konkrete marrëdhëniet mes dy vendeve e popujve,” shkruan Meta.