Mehmetaj: Në gjimnaze gjen më shpejt hashashin sesa shkumësin

E Enjte, 27 September 2018 10:26

Kejdi Mehmetaj është shprehur se shitja e drogës në gjimnaze është një fenomen shqetësues. 

E ftuar në emisionin 'Ditë e Re' në Ora News tha se në gjimanzet e Tiranës dhe jo vetëm, gjen më shpesh cigaren e hashashit sesa shkumës.

Kejdi Mehmetaj: "Në një gjimnaz të Tiranës apo dhe në ato të rretheve ti mund të gjesh cigaren e hashashit më shpejt sesa mund të gjesh një shkumës. 

Kjo tregon që ka arritur në një pikë që duhet ndërhyrje e menjëhershme ose i gjithë brezi jonë do të marrë për keq. 

Duhet të  jetë policia, prokuroria, ministria e arsimit, psikologët, duhet të jenë prindërit, duhet të ketë një reagim të menjëhershëm mbi këtë fenomen."

Deputetja e LSI tha se situata aktuale kriminale në Shqipëri është e paprecedentë.

Kejdi Mehmetaj: "Flasim për një shtet të kapur, me një kryeministër që nuk është mbi palët por është pjesë e gjithë këtij sistemi të ngritur me krimin e organizuar. Kryeministri i ka të gjitha mjetet në dispozicion që të mos lërë situatën ti rrëshkasë nga dora, se i bie të flasim për një njeri të paaftë që nuk e meriton të jetë specialist në një zyrë shteti dhe jo më të jetë kryeministër.

Kjo që po ndodh tani është e paprecedentë. Flasim për një situatë ku krimi ka kapur vendin. Çfarë po ndodh në Shkodër me familjet kriminale dhe që nuk jam vetëm një problem i Shqipërisë, sepse po të ishin problem i  Shqipërisë nuk do kujtohej njeri, por janë kthyer në një problem për vendet tona partenere, që vënë limite dhe thonë se duhet të ndalohet ose ka sanksione të mëdhaja.”

Login to post comments