Teliti: Koncesionet korruptive do të kthejnë kokërr më kokërr paratë

Premte, 28 September 2018 22:47

Këshilltari i grupit parlamentar të PD-së, Dorian Teliti i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se të gjitha koncesionet që janë përfituar në mënyrë korruptive do t'i kthejnë një më një paratë në buxhetin e shtetit.

Teliti: Nëse të gjitha këto do të kalojnë në sitë në bazë të procedurës që ne kemi propozuar, dhe do të verifikohet që një pjesë prej tyre janë korruptive, paratë e përfituara nga këto kontrata do të kthehen kokërr më kokërr në buxhetin e shtetit. Këto para kanë për të shkuar për qendra shëndetësore, për shkolla për të moshuarit, etj. Në rast se ato para janë marrë në mënyrë të drejtë le t'i gëzojë. Ne mbështesim biznesin që konkurron në mënyrë të ndershme. Çdo biznes që ka marrë paratë në mënyrë abuzive do t'i kthejë mbrapsht.

Login to post comments