Djali i deputetit të PS-së përdhunoi një vajzë dhe nuk u arrestua, Rama: Policia ka bërë detyrën

Saturday, 29 September 2018 11:00

Pas disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka bërë me në fund një reagim ditën e sotme për ngjarjen e rëndë të Fushë-Krujës, ku një vajzë u përdhunua nga djali i deputetit socialist.

Reagimi i Ramës është i turpshëm, ku në vend që të kërkonte ndjesë lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka sulmuar mediat dhe opozitë.

Madje reagimi është deri në kufirin e talljes, duke shkruar se asnjë nuk është mbi ligjin.

Reagimi i Ramës:

Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën.Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s'është mbi ligjin.

Login to post comments