Opozita dhe shoqëria civile, thirrje për protestë para Kryeministrisë për rastin e Xhisielës

Saturday, 29 September 2018 11:32

Paraditen e sotme, para kryeministrisë, deputetet e opozites, gra e vajza te mbledhura bashke, kane bere thirrje per te gjitha grate dhe nenat, burrat dhe baballaret, te bashkohen ne proteste ne mbrojtje te Xhiseles dhe kunder shtetit qe hesht dhe mbron perdhunuesit.

“Bashkohuni, ngrini zerin ne mbrojtje te Xhiseles. Le te mblidhemi bashke ne protesten e shoqerise civile te henen ne oren 17.30”- bene thirrje deputetet e PD-së.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi, njëherësh Sekretarja e Aleancës së Grave, i ka bërë apel kolegeve të shumicës.

“Thërritini ndjenjës njerëzore të mëmësisë dhe denonconi ngjarjen e paprecedentë. Kërkojmë që kryetari i Kuvendit, presidenti, kryeministri, Ministri i Brendshëm, prokuroria dhe  të gjitha institucionet të prononcohen, jo vetëm të distancohen por të dënojnë me forcë këtë ngjarje. Ndaj djalit të deputetit, që është denoncuar për dhunën nuk është marrë asnjë masë, kemi mosreagim nga Ministria e Brendshme dhe kreu i policisë së Shtetit. Ndaj vajzës nuk është marrë asnjë masë mbrojtjeje. Duam të informohemi për cdo masë që do të merret për jetën dhe sigurinë për Xhiselën”-tha ajo.

Login to post comments