Video/ Pesë gënjeshtrat e mëdha të Edi Ramës në mbrojtje të krimit

Diel, 30 September 2018 15:36

Pas një heshtjeje të gjatë kryeministri ka marrë sot fjalën për të sulmuar nënkomisar Emiliano Nuhun duke e quajtur atë një horr që ka prishur hetimin dhe që e ka shfrytëzuar këtë kazus për të marrë azil politik. Po kjo nuk është hera e parë që Rama mban anën e krimit. Rastet tashmë janë flagrante dhe Lapsi.al i ka rikujtuar ato…

1

Në fillim të mandatit të rilindjes qeveria u akuzua fillimisht nga Berisha se kishte filluar transportimin e drogës me avionë që uleshin në Gjadër dhe në Diviakë. Rama e ktheu këtë denoncim në barcaletë duke deklaruar publikisht se ato ishin kaçatorë që bënin dizifektimin e mushkonjave dhe jo avionë droge.

Por kur njëri prej tyre i drejtuar nga piloti Italian Xhorxho Riformato, shefi iq everisë u kap ngushtë. Ai doli para shqiptarëve për t’u betuar se ai nuk do të bëntë kurrë diçka në kurriz të popullit të tij. Madje ai shkoi më tej duke hedhur në treg teorinë konspirative se ky mund të ishte një shou i orkestruar nga opozita: “Si ka mundësi që ai avion u ul në mes të plazhit, ditën me diell, një fundjavë kur njerëzit ishin pushim dhe u kujdes ta shikonin të gjithë” u kujdes të bënte alibi Rama.

Se ç‘ndodhi më pas me kanabisin nuk mbeti njeri pa e marrë vesh (mos e humb videon poshtë).

2

Në fillim të pushtetit të tij, në vjeshtën 2013, Rama shpalli operacionin « Fundi i marrëzisë » për mbylljen e lojrave të fatit. Pretendimi i tij ishte se pas tyre fshiheshin shumë aktivitete kriminale, se ato pa shkatërronin familjen shqiptare. Vendimi u morr që pas dy vjetësh ato do të largoheshin nga qytetet për tu zhvendosur drejt hoteleve me 5 yje.

Kanë kaluar pesë vite dhe numri i pikave të llotarive dhe të basteve është katerfishuar gjatë qeverisjes socialiste nga  920 në 4200. Kur u pyet se pse nuk e mbajti premtimin për t’I hequr ato nga qendrat e qyteteve, Rama shpiku një alibi të paimagjinueshme: “Unë ashtu mendoj përsëri, por nuk mu bind grupi parlamentar” tha ai.

3

Kur Dritan Zagani denoncoi në shtator 2015 lidhjen e Saimir Tahirit me Habilajt dhe faktin se këta të fundit përdornin makinën e ministrit të brendëshëm për trafik, Rama e quajti atë « një dekonspirues së aksioneve të policisë duke e zhvlerësuar akuzën ndaj Tahirit dhe duke organizuar me urgjencë një konferencë shou me titullin « Antidroga një histori suksesi ». Ishte periudha kur mbjellja e kanabisit qe në super kulmin e saj.

4

Kur një gazetar shumë pranë PD plasi përgjimin e vëllait të ministrit të ri të brendëshëm Fatmir Xhafaj që supozohej se merrej ende me trafiqe për të cilat ishte dënuar një herë në Itali, Rama foli brenda 24 orësh për të thënë se videopërgjimi ishte montazh i manipuluar, dhe se ai nuk qe zëri i Agron Xhafajt që u dërgua menjëherë të kryente burgun të cilit i qe shmangur. Ai u zotua se shumë shpejt do të mbërrinte dhe prova shkencore e asaj që ai tashmë e dinte se ia kishte konfirmuar një tjetër laborator me famë ndërkombëtare.

Por që nga maji, ajo që Rama u premtoi shqiptarëve nuk po vërtetohet shkencërisht. Laboratorët italianë refuzuan të japin përgjigje madje edhe anglezët që tani kanë sjellë një shkresë që po ruhet tepër sekret, nuk e konfirmojnë sigurinë e manipulimit për të cillën u shpreh kryeministri.

5

Edhe tani në rastin e Emiliano Nuhut, Rama po vepron po njësoj. Ai deklaroi për nënkomisarin :Një horr i kthyer në hero, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil. Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri’.

Por, ai harroi se para se të shprehet për profilin e policit denoncues duhet të shprehej për deputetin dhe birin e tij që kanë përdhunuar, masakruar dhe përdorur një vajzë jetime 25 vjecare. Për ata kryeministri pret sa të flasë drejtësia, ndërsa për Nuhun, nuk ka nevojë për drejtësinë për të mësuar të vërtetën.

/lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...