Ligji ‘anti-shpifje’/ Shehu: Rama po pengon lirinë e shprehjes, kërcënim për demokracinë

E mërkurë, 03 October 2018 10:51

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar i shqetësuar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për paketën ligjore ‘anti-shpifje’.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Shehu shkruan se ky ligj do i tremb njerëzit të thonë të vërtetën dhe do cënojë parimet e demokracisë.

Sipas deputetit demokrat ajo që po e shkatërron këtë vend nuk janë ato që qeveria i quan shpifje, por zullumet dhe krimet në të cilat është përfshirë Rama dhe shtabi i tij qeveritar.

Postimi i plotë:

Kryeministri kerkon te ri vendose Nenin 55 te "Agjitacion e Propagandes anti rregjim".

Me shume shqetesim degjova Kryeministrin kur deklaron me kercenim se do te propozoje nje pakete ligjore "anti shpifje"!

Kunder shpifjeve ne legjislacionin tone ka disa nene, ne kodin penal, civil etj, qe mund te aplikohen lehtesisht.

Une nuk jam nga ata, qe e perdor kete "instrument", perkundrazi mund ta kem "vuajtur" mbi kurrizin tim disa here.

Por megjithate e them qartesisht qe shkaterrimi i vendit tone, i demokracise sone, te ardhmes sone nuk po ndodh per shkak te "shpifjeve" ndaj pushtetit.

Ai po ndodh nga "zullumet" qeverisese, aroganca e saj, krimi, inkriminimi i institucioneve, korrupsioni, injoranca ne drejtim, pa barazia ne perzgjedhje larg meritokracise etj etj si keto- Keto jane problemet e medha te vendit!

Ajo qe mua me shqeteson me shume eshte fshehja e te vertetes, frika apo hezitimi qytetar per te denoncuar haptazi problemet, ndrydhja ndaj pushtetit, frika ndaj krimit, kapja e medias etj.

Pa asnje dyshim qofte edhe kerkesa apo mendimi per te rivendosur keshtu "Nenin 55" eshte nje reagim atavik, flet per friken ndaj te vertetes, eshte nje tentative per te shtuar edhe nje "dry" me shume per heshtjen shoqerore e publike.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...