PD: Policia po fsheh kamerat e ngjarjes së Fushë Krujës

E mërkurë, 03 October 2018 13:26

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj doli ditën e sotme nga foltorja e selisë blu për të thënë se policia po mundohet të fshehë provat ku i referohej kamerave të sigurisë ku është kërcënuar me armë ish efektivi Emiljano Nuhu.

Deklarata e deputetit të PD-së, ENKELEJD ALIBEAJ

 Edi Rama po përdor të gjithë makinerinë e tij të propagandës  që askush të mos flasë për denoncimin e oficerit të policisë, Emiljano Nuhu, i cili përmend me emra mbrojtësit politikë të bandës famëkeqe të Fushë Krujës Taulant Balla, Artur Bushi dhe Rrahman Rraja. 

 Ata janë të përfshirë në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut natën e 21 Korrikut, por Policia ka bërë gjithçka për ta fshehur ngjarjen dhe për të zhdukur çdo gjurmë që mund ta vërtetojë atë. 

 Është fakt se deri më sot nuk ka asnjë veprim ligjor të asnjë organi shtetëror për të verifikuar se Taulant Balla, Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe banda e tyre kanë qenë në 21 Korrik në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës. 

 Është fakt i provuar me dokumente nga nënkomisar Emiljano Nuhu se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, Kryeministri, Prokurorja e Përgjithshme janë vënë zyrtarisht në dijeni të ngjarjes dhe përfshirjes së Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në kërcënimin me armë të oficerit të policisë, por kanë heshtur dhe kanë mbuluar krimin. 

 Është fakt se nuk është bërë asnjë veprim ligjor për të pyetur policët e tjerë për praninë e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës atë natë në Policinë e Fushë Krujës. 

 Asnjë nga këto veprime nuk është kryer, sepse, me urdhër të eprorëve më të lartë, Policia e Shtetit është vënë në shërbim të bandës dhe politikanëve banditë për të fshirë gjurmët e krimit.

 Çdo oficer në Policinë e Krujës Fushë Krujës dhe të Durrësit e di se gjithçka ka dëshmuar nënkomisar Emiljano Nuhu është e vërtetë. 

 Punonjës të policisë, por edhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë denoncuar se menjëherë pas bërjes publik të krimit në korrik, Taulant Balla i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, të marrë masa për fshirjen e gjurmëve të krimit dhe për të zhdukur provat e përfshirjes së tij. 

 Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik. 

 Policët e zonës e dinë se ky grup pune me detyrë specifike fshirjen e kamerave dhe serverave të bizneseve pranë Policisë kanë kërcënuar me tatimorë, banditë dhe armë këdo që ka refuzuar të bashkëpunojë për shkatërrimin e provave. 

 Punonjësit e policisë dhe punonjësit e SHKB-së tregojnë se vetë Drejtori i Policisë se Qarkut Durrës, Alfred Çepe është përfshirë personalisht në operacionin për zhdukjen e provave që implikojnë Taualant Ballën, Artri Bushin dhe Rrahman Rrajën në kërcënimin me armë të nënkomisar Emiljano Nuhut. 

 Ministri i Brendshëm është në dijeni të plotë të këtij operacioni, por nuk ka ndërhyrë për ta ndaluar atë. SHKB-ja që varet direkt nga Fatmir Xhafaj, duhet t’i kishte sekuestruar dhe administruar kamerat që provojnë praninë e Taulant Ballës në Fushë Krujë, por nuk e ka bërë këtë për t’i dhënë kohë shkatërrimit të provave. 

 Sot, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa  kamë detyrimin t’u tregojnë publikut çfarë është bërë me kamerat e Policisë së Fushë Krujës dhe me kamerat rreth saj. 

 Heshtja, me shpresën se skandali do të harrohet, nuk ka për t’i ardhur në ndihmë as Taulant Ballës, as pengut të krimit Edi Rama. 

Modifikuar më E mërkurë, 03 October 2018 13:27
Login to post comments