Idrizi flet për daljen në opozitë: Rama është bërë palë me grekët

E mërkurë, 03 October 2018 22:29

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, ka deklaruar se Rama dhe qeveria e tij janë bërë palë me grekët kur bëhet fjalë për çështjen çame.

“E para nuk do ta quaja braktisje, sepse nga pikëpamja formale PDIU ishte në opozitë, sepse nga zgjedhjet e kaluara PDIu ishte në opozitë, dhe PS në maxhorancë. Në fakt ka një braktisje të madhe nga kjo maxhorancë për çështjen çame. Në mandatin e parë e kishte pjesë të programit të saj, por në mandatin e dytë, çështja çame nuk është më pjesë e këtij programi.

Në momentin që ne prisnim zgjidhje për çështjen çame, Rama shprehej se përdoret çështja çame si çakmak për ngritjen e temperaturave me Greqinë. Tani Edi Rama ka braktisur çamët dhe është bërë palë me grekët”, tha Idrizi.

Login to post comments