Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një statusi në Facebook, shprehet se shpifësit duhet të varen, pushkatohen, karrige elektrike ose te tria bashkë.
“Të papranueshme vërtet shpifje të tilla si: 1. Edi Rama i bëri thirrje policisë të bënte vota për Rilindjen. 2. Edi Rama gënjeu dhe bëri ekspertizën për Agron Xhafën dhe i doli ok. 3. Edi Rama mbushi vendin me drogë. 4. Edi Rama i vuri gjoksin dhe ndaloi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm. Këto shpifje të poshtra, duhet të dënohen pa derman, bile me pushkatim, me varje, me karrige elektrike ose te treja bashkë.”, shprehet ndër të tjera Petrit Vasili.
Statusi i plotë
Shpifësit të varen, pushkatohen, karrige elektrike ose te treja bashkë
Të papranueshme vërtet shpifje të tilla si:
Edi Rama i bëri thirrje policisë të bënte vota për Rilindjen.
Edi Rama gënjeu dhe bëri ekspertizën për Agron Xhafën dhe i doli ok.
Edi Rama mbushi vendin me drogë.
Edi Rama i vuri gjoksin dhe ndaloi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.
Këto shpifje të poshtra, duhet të dënohen pa derman, bile me pushkatim, me varje, me karrige elektrike ose te treja bashkë.
Kryeministri si ka bërë fare këto.
Shpifësit duhet ta paguajnë si frëngu pulën. Ç’i gjeti këta, ta paguajnë patjetër se i kanë prishur orën e vizatimit kryeministrit.
Ne po paguajmë gjithë populli sa frëngu bythën e pulës me qindra milion për koncesione hajdutësh jo më këta shpifësit që e kanë bërë hak.
Kryeministrin të kemi mirë e të na lërë prapa kjo ka rëndësi.