Gjatë një takime me strukturat e partisë në Bashkinë e Përrenjasit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se tashmë në Shqipëri shteti ka rënë sepse ccdo segment i tij është në shërbim të krimit të organizuar.
Kryemadhi deklaroi se tashmë me Edi Ramën janë të zhgënjyer dhe socialistët. “Socialistët janë më të zhgënjyer nga Rama, sepse ata janë viktimat e para të dhunës. Ata e kanë të vështirë të përballen me njerëzit sepse deputetët nuk kanë mbajtur premtimet që u kanë dhënë socialistëve”, ka thënë Monika Kryemadhi.
Gjithashtu ajo është shprehur se tashmë me PDIU e Shpëtim Idrizit, fronti opozitar është mazhorancë numerike.