“Xhisiela”, Taulant Balla thirret në Prokurori

E Enjte, 04 October 2018 17:49

Pas skandalit të plasur për rastin “Xhisiela” dhe denoncimin e nënkomisarit Nuhu për lidhjen me këtë çështje të politikanëve të lartë socialistë, kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla është thirrur sot në Prokurori dhe është marrë në pyetje.

Emiljano Nuhu në denoncimin e publikuar pak ditë më parë akuzoi Ballën se ka qenë në komisariat së bashku me kryebashkiakun e Krujës, kur vëllai i deputetit Rrahman Rraja e kërcënoi me armë.

Modifikuar më E Enjte, 04 October 2018 17:58
Login to post comments