Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot ministren Federale të Austrisë për Evropën, Karin Kneissl. Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen dhe mbështetjen e madhe që Austria po i jep integrimit evropian të Shqipërisë .
“Vlerësoj vëmendjen që Austria po i jep çeljes në një periudhë sa më të afërt të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Vlerësoj marrëdhëniet e shkëlqyera historike midis dy vendeve”, tha Meta.
Gjithashtu Presidenti shprehu mirënjohjen e thellë për rolin dhe mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve
“Vlerësoj angazhimin e përbashkët në kuadër të Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018. Vlerësoj praninë e kompanive të mirënjohura austriake, veçanërisht në sektorët energjetik, bankar e të sigurimeve”, tha ai.