Deputetit i PD-së, Enkeled Alibeaj, ka deklaruar sot se qytetarët e kanë parë sesi Taulant Balla po sillet si anëtar i bandës së Fushe Krujës në mbrojtje të Rrahman Rrajës dhe djalit të tij përdhunues.
“Inflacioni me padi apo show në prokurori nuk e shpëton dot Taulant Ballën nga përgjigja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së Fushe Krujës”, shkruan Alibeaj në Facebook.
Postimi i plotë
Inflacioni me padi apo shoë në prokurori nuk e shpëton dot Taulant Ballën nga përgjigja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së Fushe Krujës.
Përsa kohe qeveria mbulon të vërtetën, Taulant Balla nuk ka pse të ndjehet i fyer, kur ne i kujtojmë se ai ka marrë pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut.
Qytetarët e kanë parë sesi ai po sillet si anëtar i bandës së Fushe Krujës në mbrojtje të Rrahman Rrajës dhe djalit të tij përdhunues.
Qytetaret nuk kanë harruar se ditën e parë të reagimit të tij, Taulant Balla quajti “idiotizëm” përdhunimin e vajzës nga djali i kolegut të tij.
Loja me padi është e dalë boje, njësoj si gënjeshtrat e Taulant Yaris se në 21 Korrik ishte njëherë në inaugurim, njëherë për peshk.