Kreu i LSI-së, Monika Kryemadhi, të enjten, deklaroi se Reforma në Drejtësi ka vdekur ende pa lindur.
Kryemadhi u shpreh se nëse Prokuroria do të hapë hetimet ndaj kryeministrit, atëherë do të ketë një reformë në drejtësi.
Pavarësisht se jemi të vetëdijshëm se çfarë përfaqëson sot Prokuroria, ne zgjodhëm të padisim kryeministrin për t’iu treguar qytetarëve se çfarë bëjnë këta.
Sipas saj, Rama e di shumë mirë se paditë në Prokurori ngelin aty, duke shtuar se ikën Arta Marku dhe vjen një tjetër kryeprokuror.