“Njeriu që lidh fijet e bandave më të rrezikshme në vend e ka emrin Edi Rama”. Kështu është shprehur sot Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News.
Ai u pyet nga gazetari Arian Çani se pse opozita nuk i përgjigjet me të njëjtën mënyrë qeverisë.
“Unë e thashë që ne nuk krijojmë çeta. Ne krijojmë lëvizje popullore e cila e fshin nga faqja e dheut këtë pushtet shumë herë më shpejt dhe fuqishëm se të gjitha bandat e Shqipërisë të marra së bashku dhe çdo forcë tjetër. Rumania është rast tjetër sepse zgjedhjet nuk janë kontestuar. Këtu këtë betejë shqiptarët e kanë për jetë a vdekje për votën e tyre. Në lëvizje nuk merr pjesë kurrë totaliteti i popullatës, merr ajo pjesë që ka arritur pikën e vlimit. Fillimisht mund të jenë 200 dhe brenda pak ditësh mund të bëhen 3 mijë. Thirrja ime është pikërisht kjo; një lëvizje popullore nuk ka nevojë të jetë gjigante, por të jetë e vendosur”, ishte përgjigja e Berishës.