Një akuzë të rëndë ka adresuar sonte Monika Kryemadhi, nga studio e emisionit “opinion”. Sipas saj, nuk kemi një PS që drejton mazhorancën, por një celulë kriminale.
“Ngjarja e Fushë Krujës nuk është surprizë. Kemi kohe që diskutojmë dhunën dhe rastet e intimidimit të njerëzve. Nuk kemi një PS që drejton mazhorancën, por një celulë kriminale. Këta njerëz dhunojnë, vrasin dhe i mbyllin gojën njerëzve. Rama u ka dhëne licencën për katër vjet këtyre bandave , dhe taksa që ata paguajnë për ditën e zgjedhjeve”, denoncoi Kryemadhi.