Berisha: Jemi në kushtet e një grushti shteti, qytetarët të reagojnë më çdo çmim

E Enjte, 04 October 2018 22:10

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se aktualisht jemi në kushtet e grushtit të shtetit, për shkak të asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk po zgjidhet bojkoti si një mjet. Vendi është në kushtet e grushtit të shtetit. Në mënyrë absolute. Në çdo manual klasik të grushteve të shtetit, asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese përbën grusht shteti brenda shtetit kur një pushtet merr pushtetin e një pushteti tjetër. Sot Edi Rama ka marrë pushtetin e drejtësisë. Në këtë rast, qytetarëve shqiptarë u lind e drejta të reagojnë me çdo mjet, me çdo çmim kur të dojnë”,

Login to post comments