Kryetarja e LSI-së. Monika Kryemadhi, u shpreh se kryeministri Edi Rama dha një mesazh të koduar për bandat për të eliminuar oficerin Emiliano Nuhu.
“Ajo që e agravoi situatën dhe e acaroi Edi Ramën më shumë ndaj Emiliano Nuhut dhe jo vetëm. Por ndaj gjithë policisë, i cili ka parë dhe ka dëgjuar dhe që ndjehet i kërcënuar, por që shprehet; Rama i kërcënon hapur se po folet: do tiu heq qafe. Gjuha e Edi Ramës ishte gjuhë e koduar për bandat, hiqeni qafe”, – tha Kryemadhi.