Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar nga studio e ‘360 gradë’, se e vetmja mënyrë që Shqipëria të integrohet në BE është largimi i Edi Ramës.
“Unë gjykoj se nëse qytetarët nuk e krrejnë nga zyra Edi Ramën, për 1 mijë e 1 arsye dhe më kryesorja bllokimin që i ka bërë BBVE-së, me murin e krimit dhe korrupsionit, të ardhme nuk ka. Unë nuk besoj se njerëzit do ti falin të ardhmen Edi Ramës. Ai është në prag të një ndëshkimi të fortë, se kur do ndodhë nuk ka profet që e parashikon. Kryrje nga zyra me të gjitha mjetet’, tha Berisha.