Ish-ministri Manjani, Edi Ramës: Lexo Kushtetutën, or ti

Premte, 05 October 2018 14:13

Marrëveshja me Greqinë, është rikthyer në debatin politik. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkruan se Kryeministri Edi Rama duhet të lexojë kushtetutën. Shkak është bërë deklarata e Ramës se: ”Marrëveshja e detit me Greqinë, miratohet në Parlament pa qenë nevoja e krijimit të Gjykatës Kushtetuese”. Për këtë, Manjani shkruan në facebook se në bazë të nenit 131 pika b, “Gjykata Kushtetuese vendos për: papajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare para ratifikimit të tyre.

Postimi i plotë

Edi Rama është Kryeministri që rrefuzon të njohë e të zbatojë Kushtetutën e Republikës.

Nuk është një gjë e pa njohur, pa dyshim.

Deklarimi i tij se “... marrëveshja e detit me Greqinë, miratohet në Parlament pa qenë nevoja e krijimit të Gjykatës Kushtetuese..” është ftesë për puç Kushtetues.

Nuk ka nevojë të jesh jurist, por thjesht të kesh sy në ballë dhe pak vemendje për të lexuar nenin 131, pika b të Kushtetutës, për të kuptuar sa rëndë është Kryeministri.

Ky nen thotë:

“Gjykata Kushtetuese vendos për:

a)........

  1. b) papajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare para ratifikimit të tyre;

c)......

........”

Pra siç mund të kuptohet fare lehtë, Parlamenti nuk mund të ratifikojë dot marrëveshje me Greqinë, pa dhënë PARAPRAKISHT verdiktin Gjykata Kushtetuese.

Pra nuk mund të ketë depozitim ankesash në Kushtetuese dhe gjykim post fakt, siç sugjeron Kryeministri!

Jooooo!

Duhet të ketë gjykim Kushtetues para se parlamenti të vendosë!

Kjo është Kushtetuta e Republikës dhe jo Opinion, siç thotë Kryeministri.

Ndaj them se ai deklarim publik i Tij mbrëmë nuk ka lidhje me Kushtetutën.

Gjithmonë kjo procedurë do të duhet të zbatohet nëse Presidenti i Republikës do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje...

Por kjo është temë tjetër, gjithashtu kushtetuese.

Modifikuar më Premte, 05 October 2018 14:15
Login to post comments