×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Basha: Pushtetin do ta marr me votë

Hënë, 08 October 2018 12:30

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se pushtetin do ta marrë me votë të lirë. Në një deklaratë për mediat, përpara prezantimit të platformës për çlirimin e zgjedhjeve, Basha tha se kurrë nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë, ndërsa akuzoi Ramën se po bashkëqeveris me krimin.

Basha: Marrëzi dhe gënjeshtra për të mbuluar panikun që e ka mbërthyer nga ajo që e di çdo shqiptar që Edi Rama mbahet në pushtet vetëm nëpërmjet bashkëqeverisjes së tij më krimin dhe se përmes presionit të qytetarëve, të opozitës dhe faktorit ndëkrombëtar themelet e këtij pushteti, e kësaj bashkëqeverisje me krimin po tronditen. Kurrë nuk kam kërkuar dhe kurrë nuk do të kërkoj pushtet në tavolinë, as pushtet me dhunë. PD dhe kolaicioni ynë do të vijë me votë të lirë. Ejani brenda për të dëgjuar platformën tonë për të çliruar zgjedhjet.

Login to post comments