Streha e mafies në Bllok, cili ministër qëndron pas lokalit ku ndodhi lufta Mata-Martini

Tuesday, 09 October 2018 15:23

Është i vetmi lokal që nuk ka kamera sigurie ndonëse ligji e detyron që të vendosë kamera, por ato lokale që frekuenton, Arben Ahmetaj janë mbi ligjin dhe nuk vendosen kamera. Po përse nuk vendos kamera sigurie dhe përse të gjitha bandat dhe mafia lë oraret e takimeve në këtë lokal? Përgjigjja është e thjeshtë, sepse vetëm aty janë të sigurt dhe nuk përgjohen. Po policia përse e lejon këtë lokal të shkelë ligjin në një kohë që ndëshkon edhe një byrektore për mungesë provash?

Edhe kjo e ka përgjigjen të thjeshtë sepse ashtu si qeveria edhe policia janë njësh me krimin dhe mafian.

Nëse do të ishte respektuar ligji për kamerat e sigurisë sot do të bëhej lehtësisht zbardhja e luftës në bllok për pazaret e drogës mes bandave të përfshira, por nuk mund të ndodhë sepse lokali është i qeverisë, i mbrojtur nga policia ku qëndron mafia.

Në atë lokal shiten parfume nga 2 mijë euro.

Arsyeja se përse këto çmime janë kaq të larta nuk ka të bëjë aspak me cilësinë e parfumit, por thjesht me selektimin e klientelës. Vetëm kështu në atë lokal mund të hyjnë vetëm njerëzit e privilegjuar që bëjnë pazaret e drogës, vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet një strehë për mafian në zonën më të frekuentuar të Kryeqytetit.

Kjo është edhe arsyeja se përse atë lokal e frekuentojnë vetëm qeveritarë, familjarë të tyre dhe mafiozë të rangjeve të ndryshme. Kjo është edhe arsyeja se përse policia nuk ndërhyn në atë lokal sepse është e pafuqishme përpara forcës që ka mafia në qeveri.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha denoncoi sot lidhjen mes ish-ministrit Tahiri dhe personave që u përplasën pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Zoti Basha u shpreh:

“E mbani mend kur Sajmir Tahiri u nis për në Gjermani [në nëntor 2017], pasi ktheu pasaportën? E dini me kë ishte në Gjermani? Me këtë Matën e përfshirë në goditjen me armë midis bandave rivale, në lokalin e Ahmetaj, në zemër të Tiranës”

Sipas kreut të opozitës, konflikti mes dy bandave nuk ka ndodhur për arsye banale siç po përflitet në media, por për pazare droge mes bandave:

“Ngjarja e fundit në Tiranë, që na u shit për katër ditë si përplasje për një këngëtare, është një përplasje për pazare droge. Janë të përfshirë trafikantë të njohur dhe të dokumentuar me lidhje me pushtetin. Bëhet fjalë për pazare kokaine.”

Deri më tani, policia nuk ka zbardhur të plotë ngjarjen e 4 tetorit ku u vra Fabio Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hado. Ndërkohë në kërkim janë shpallur Ervin Mata dhe Merviol Bilo.

Në media kjo ngjarje është trajtuar si një përplasje banale mes grupit të Martinajt dhe Matës, i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, për një ngacmim ndaj kësaj të fundit./“RD”

Login to post comments