Reforma zgjedhore, reagon ambasadori i BE-së në Tiranë

Tuesday, 09 October 2018 16:05

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka kërkuar sot që të vazhdojë puna për reformën zgjedhore.

Përmes një deklaratë për mediat, Soreca thotë se kjo reformë është kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Deklarata e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca:

‘Reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, siç edhe u theksua në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian qershorin e kaluar.

Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it.

Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019.’

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 18:40
Login to post comments