Vasili dënon veprat e Ramës dhe Markut: Puçistë përjetësisht!

Tuesday, 09 October 2018 16:25

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama dhe prokuroren e Përgjithshme Arta Marku, lidhur me çështjen ‘Babalja’.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se populli do t’i trajtojë Ramën dhe Prokurorinë si puçistë. Sipas tij prokuroria është shndërruar në instrument i puçit. Po ashtu Vasili pohon se kryeprokurorja Arta Marku nuk shpëton dot nga përgjegjësia e rëndë e bllokimit të marrjes si i pandehur të Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Prokuroria zorra qorre e kryeministrit puç kunder popullit, qe do ti trajtoje te dy si puçiste.

Shqiperia po perballet haptazi me nje puç te qeverise dhe kryeministrit te krimit kunder drejtesise, kunder sigurise vetiake dhe te drejtave e lirive minimale te qytetareve,hapur ne mbrojtje te krimineleve dhe banditeve.

Prokuroria e shnderruar ne zorren qorre te kryeministrit eshte tashme haptazi bashkepjesmarrese dhe instrument i puçit.

Kryeministri bandit tashme edhe kryeptokuror ka sekretare Arta Markun, qe vetem zbardh vendimet e tij,duke marre pergjegjesi penale dhe publike shume te renda mbi vete.

Arta Marku nuk shpeton dot as sot as kurre nga pergjegjesia shume e rende e bllokimit te marrjes i pandehur te Edi Rames, qe gjoja beri ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes kater muaj para saj.

Perpara ketij puçi populli nga sot ka te gjithe te drejten ta godase kryeministrin dhe kryeprokutoren si ta gjykoje ai dhe gjyqi i tij eshte pa shpetim,legjitim dhe i pashmangshem.

Edi Rama dhe Arta Marku duhet ta kane shume mire parasysh gjykimin e popullit, qe per kushtetute ka vullnetin e tij per te asgjesuar puçin, qe po i behet lirise se tij.

Puçistet perjetesisht dhe pa asnje perjashtim kane pasur te njejtin fund tragjik te njejte.

Login to post comments