Presidenti Meta takohet me Kristian Danielson

E mërkurë, 10 October 2018 11:50

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komision Evropian, Kristian Danielson.

Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e zbatimit pa vonesë të 5 prioriteteve kyçe, të cilat kushtëzojnë vendimin e ardhshëm për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Duke ndarë vlerësimin e shprehur edhe në projekt-rezolutën e miratuar dje në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, Kreu i Shtetit vuri në dukje se nevojiten përpjekje të shumëfishuara dhe trajtim përparësor i sfidave madhore, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë e vendit.

Presidenti bëri thirrje që të gjitha palët, sipas përgjegjësive institucionale që mbajnë, të angazhohen në një dialog të institucionalizuar dhe strukturuar për t’u dhënë zgjidhje çështjeve tashmë emergjente që lidhen me shtetin ligjor dhe të së drejtës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...