Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ndaj audio-përgjimit të publikuar mbrëmë në të cilin implikohen figura kyçe të shtetit dhe qeverisë, nga Taulant Balla e deri të Drejtori I Përgjithshëm I Policisë Veliu dhe Prokurorja e Përgjithshme Marku.
Ish-presidenti përmes një postimi në ‘facebook’ shkruan se me kamera të fshehta janë shkarkuar ministra, arrestuar gjyqtarë, drejtorë, doganierë etj, dhe mirë është bërë.
Më tej ai ngre pyetjen se çarë do të bëhet me këtë rast, a do të shkarkohen dhe arrestohen të akuzuarit?
Postimi i plotë:
Me kamera të fshehta në këtë vend janë shkarkuar ministra, janë shkarkuar e arrestuar gjykatës, drejtorë arsimi e shëndetësie, mjekë, pedagogë, doganierë e lloj lloj sekserësh.
Eshtë bërë shumë mirë.
Po tani, që një dëshmitar “kyç” dhe i “rëndësishëm” i Prokurorisë së Krimeve të rënda deponon në kamera të fshehtë a do të shkarkohen dhe arrrestohen të paditurit?