Kreu i PD-së Lulzim Basha nga selia blu ka akuzuar Edi Ramën, Fatmir Xhafajn, Arta Markun, Taulant Ballën e të tjerë eksponentë të PS, për komplote.
Sipas Bashës, Edi Rama ka ngritur një shtet privat, ku fabrikon prova ndaj kundërshtarëve të tij.
Pjesë nga deklarata e Bashës:
Dje Edi Rama e pranoi vetë ekzistencën e këtij shteti privat, kur deklaroi publikisht se ka një strukturë hetimore që i shërben atij.
Mbrëmë gjithë shqiptarët panë fytyrën e këtij shtetit privat.
Me drejtorin e Policisë e prokurorë që inskenojnë për të fabrikuar prova dhe për të mbrojtur kriminelë.
Dhe pse nuk u përmendën me emra, Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Arta Marku etj., kanë komplotuar së bashku.
Ata janë bërë bashkë me një qëllim, për të mbrojtur Agron e Fatmir Xhafaj.