×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Video/ ‘Dorën këtu dhe do ta bëj unë’, banorët e Zerqanit: Ja si na gënjeu Rama!

E mërkurë, 10 October 2018 15:31

Një vit më parë gjatë qëndrimit në fshatin Zerqan të Dibrës, kryeminstri Edi Rama i premtoi fermerëve atje se do ti ndihmonte me problemin e vaditjes, që i penalizon ata prej vitesh në aktivitetin e tyre.

Sot një vit pas vizitës së shefit të qeverisë shqiptare, në Zerqan situata nuk ka ndryshuar aspak, ndërsa çështja e vaditjes vazhdon të mbetet një problem shqetësues për banorët.

Duke folur për Fax News, banorët e Zerqanit sollën në vëmendje edhe faktin sesi Rama pasi drekoi në banesat e tyre e bëri të kryer premtimin që sot e gjithë ditën nuk është mbajtur.

Rama: Sa është vlera e kanalit vaditës?

Banori: Shkon 20 milionë lekë…

Rama: Dorën këtu dhe do ta bëj unë!

Banori: Ke dhënë besën!

Login to post comments