Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar në ‘facebook’ ndaj komenteve të bëra nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në lidhje me çështjen e “Babales”.
Ministri Xhafaj tha sot se Partia Demokratike ka zgjedhur si partnerë llumin e këtij vendi, duke treguar ironi të fortë për pretendimet e PD-së për audio-përgjimin me “dëshmitari X”.
PD ka zgjedhur partnerë llumin e këtij vendi”, tha Xhafaj. Fjalë këto që ka sjellë reagimin e nënkryetarit të PD-së, i cili deklaroi se ministri harron të shtojë faktin se ky llum është në familjen e tij. “Xhafaj duket se e ka harruar që llumin e ka në familjen e tij”, shtoi Paloka.